×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 15:46

    Policia e Kosovës njofton se ka filluar nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se për rëndësinë e të qenit polic i Kosovës, për detyrat që i presin në Akademi, e më pas edhe në punën policore, kadetëve iu folën eprorë të lartë të Departamentit për Burime Njerëzore.

    “Filloi nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë. Me datën 17 dhe 18 tetor, Policia e Kosovës, Departamenti për Burime Njerëzore, pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara dhe publikimit të listës përfundimtare për kadetë policorë, ka organizuar procesin e nënshkrimit të kontratave për marrëdhënie të punës me Policinë e Kosovës për kadetë policorë të gjeneratës së 61-të. Për rëndësinë e të qenit polic i Republikës së Kosovës, për detyrat që i presin fillimisht në Akademi e më pas edhe në punën policore, kadetëve iu folën eprorë të lartë të Departamentit për Burime Njerëzore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Më tej, thuhet se edhe kjo gjeneratë, në përbërjen e saj ka një përfshirje multietnike të komuniteteve të Kosovës dhe e njëjta pritet të fillojë me trajnimin themelor në AKSP, pas përfundimit të procedurës së nënshkrimit të kontratave.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!