×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Tentim-vrasje në Pejë, i dyshuari në arrati

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 10:54

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që dyshohet se ka ndodhur të enjten në Pejë.

    I dyshuari për këtë rast thuhet se ndodhet në kërkim policor.

    “Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me revole në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar. Lidhur me rastin polica në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!