×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjen thikë dhe shufër metalike në çantën e një personi në Aeroportin e Prishtinës

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 11:44

    Policia e Kosovës ka gjetur një shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi në Aeroportin e Prishtinës.

    Në raportin e Policisë, thuhet se rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje dhe po trajtohet në procedurë të rregullt, raporton gazeta online Reporteri.net

    “Njësia policore gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe një mjet të mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!