Policia e Tiranës ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë deputeten demokrate, Elda Hoti në lidhje me incidentin e një dite më parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku kjo e fundit hodhi një lëndë të dyshuar djegëse ndaj deputetëve gjatë aksionit opozitar.
Mes të tjerash, policia bën me dije se Hoti po hetohet për kanosje dhe shkelje të rregullave mbi lëndët helmuese.
Po ashtu, për dhunën në hyrje të Kuvendit janë proceduar dhe gjashtë persona të tjerë për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik.
“Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim”, shkruhet në njoftimin e policisë, raporton A2
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.