×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 12:03

    Rruga Prishtinë-Podujevë është drejt përfundimit, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Kjo u bë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku përmes një postimi në Facebook, kanë publikuar një video e cila tregon rrugën.

    “Kujtojmë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë gjetur në infrastrukturë 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë. Vetëm në aksin Kijevë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit’’, thuhet në njoftimin e VV-së.

    Tutje, VV ka thënë se përkundër vonimeve, projektet e tyre janë ‘’pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh’’.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!