Ministria e Financave ka njoftuar se sot janë nënshkruar dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energjia Efiçiente në Ndërtesat Publike në Prizren”, me vlerë totale prej 1 milion euro, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një njoftimi, thuhet se ky projekt parasheh rindërtimin, rehabilitimin dhe renovimin e rreth 100 ndërtesave publike.
‘’Sot u nënshkruan dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energjia Efiçiente në Ndërtesat Publike në Prizren”, me vlerë totale prej 1 milion euro. Projekti në fjalë parasheh rindërtimin, rehabilitimin dhe renovimin e rreth 100 ndërtesave publike, përfshirë qendra të mjekësisë familjare, çerdhe dhe shkolla, me qëllim të garantimit të kushteve më të përshtatshme për qytetarët dhe punonjësit që shfrytëzojnë këto hapësira publike si dhe kontribuar në kursimin e energjisë’’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave në Facebook.
Tutje, kanë thënë se vlen të theksohet se marrëveshjet e nënshkruara sot vijnë pas një marrëveshjeje të ratifikuar vitin e kaluar për të njëjtin projekt, e cila kishte një vlerë prej 5 milionë eurosh.
/Reporteri,net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.