Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës e kanë shpëtuar një shtetase bullgare e cila ishte ngujuar në një terren të vështirë në Deçan.
Në njoftim thuhet se në orët e vona të datës 12.10.2024, SHKSHMK ka pranuar një thirrje emergjente nga një shtetase bullgare në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Ajo kishte përfunduar shtegun e Via Ferratas, por gjatë kthimit në llogaritje jo të mirë të kohës kishte dalë nga shtegu dhe kishte humbur orientimin duke u ngujuar në një terren të vështirë në anën e djathtë të Grykës së Deçanit. Një ekip i SHKSHMK i përbërë me anëtarë nga stacioni i Deçanit dhe Pejës menjëherë kanë identifikuar pozicionin e saj gjeografik dhe janë nisur për kërkimin e saj”, shkruhet në njoftim.
Asaj i është dhënë ndihma e parë dhe pastaj është evakuuar deri tek pikënisja e shtegut të Via Ferrata-s.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.