‘’Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por në fakt janë të pranishëm prej mëngjesit deri në mbrëmje nëpër emisione‘’, ka thënë kështu deputeti i Lëvizjes Vetëndosje, Mefail Bajqinovci, teksa ka ironizuar me opozitën.
Sipas Bajqinovcit, kjo çasje e opozitës ‘’tregon se askush nuk iu beson’’, raporton gazeta online Reporteri.net.
‘’Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por në fakt janë të pranishëm prej mëngjesit deri në mbrëmje nëpër emisione e debate të ndryshme. Madje i gjen edhe në emisione për bujqësi e çdo temë tjetër, e prapë ankohen. Në çdo debat politik janë rend gjithë kohën, me piskamë tërë ditën. Kjo vetëm tregon se askush nuk ju beson‘’, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.