×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori gjerman në Kosovë

    Rohde: Procesi i Berlinit mbetet kyç për integrim, ende s’janë plotësuar të gjitha pritjet

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 12:55

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë ditës së sotme ka folur për Procesin e Berlinit dhe një dekadë punë në këtë process.

    Përmes një postimi në platformën ‘’X’’, Rohde ka thënë se mbesin edhe shumë mundësi të tjera për t’u zhbllokuar, teksa ka theksuar se indikatorët tregojnë se ende s’janë plotësuar të gjitha pritjet, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Duke parë para në 10 vitet e #Procesit të Berlinit: Është arritur shumë, por shumë mundësi mbeten për t’u zhbllokuar. Jo të gjithë treguesit i kanë përmbushur ende pritjet”, ka thënë Rohde.

    Njëherit, ambasadori gjerman ka shtuar se Procesi i Berlinit mbetet kyç për integrimin e Kosovës në BE përmes bashkëpunimit rajonal.

    “Procesi i Berlinit mbetet një mjet kyç që plotëson rrugën e integrimit në BE përmes bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Rohde.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!