×
  • Lajme
  • Botë

    Aksidentohet një autobus me udhëtarë në Turqi, shtatë viktima

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 12:56

    Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur në një aksident në provincën turke Aksaray.

    Autobusi po transportonte pasagjerë nga provinca për në rajonin e Kapadokia, një destinacion turistik në Turqinë qendrore.

    Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se ka nisur një hetim gjyqësor në lidhje me shkaqet e aksidentit.

    Shoferi i autobusit është arrestuar nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!