Në Luksemburg, në një territor asnjanës, për të diskutuar përsëri për Brexit, Boris Johnson pati këtë pritje “të ngrohtë”, një lumë i zhurmshëm protestash për njeriun që po shkakton kaq shumë trazira për daljen e Londrës nga Bashkimi Evropian, aq shumë sa që edhe konferenca për shtyp në fund të takimit me Jean-Claude Juncker, u anulua.
Brukseli pret nga Londra një projekt juridikisht të vlefshëm dhe alternativa për ‘Back Stop’ në kufirin irlandez kurse Johnson në këtë pikë nuk dëshiron të heqë dorë pasi nuk ka ndërmend të kërkojë ndonjë zgjatje të agonisë pas 31 tetorit.
Sidoqoftë, më 6 shtator Dhoma e Lordëve miratoi ligjin që e detyron Boris Johnson të kërkojë një zgjatje të kushteve të parashikuara në nenin 50 të Traktatit Evropian, duke bërë që pavëmendësia e tij për Brexit të avullojë me çdo kusht edhe me koston e një marrëveshje të re.
Larg nga protestat dhe polemikat, nga Luksenburgu, Kryeministri Britanik tha se “Unë nuk dua të tallem me aakënd. Brexit është një dosje shumë delikate dhe duhet trajtuar me kujdes. Mendoj se ka një shans të mirë për një marrëveshje, por disa duhet të ripozicionohen”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.