×
  • Lajme
  • Lajme / Pirro Vengu

    Ministri shqiptar në takimin e NATO-s: Të ketë vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride në veri të Kosovës

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 14:41

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel ka folur për rolin që ka KFOR në stabilitetin në rajon.

    Ai tha gjithashtu se ka bërë thirrje që të ketë një vëmendje të shtuar të NATO-s të ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Gjatë fjalës time në këtë sesion, theksova rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse të parandalimit dhe mbrojtjes, duke kërkuar vëmendje të shtuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndava gjithashtu shqetësimin për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni. Vlerësova gjithashtu rolin thelbësor të misionit KFOR në sigurimin e stabilitetit në rajon, ndërkohë që bëra thirrje për vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës dhe ndaj zhvillimeve shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë ai pas takimit.

    Ai tha se është shumë i rëndësishëm komunikimi i qartë nga Aleanca për të lehtësuar dialogun politik midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevoja për veprime të shpejta për t’iu përgjigjur çdo ndryshimi në situatën e sigurisë.

    “Vlerësova në të njëjtën kohë edhe vendimet strategjike të NATO-s për integrimin Euro-Atlantik të rajonit dhe rikonfirmova se roli i KFOR-it është i pazëvendësueshëm për stabilitetin e Ballkanit duke shtuar se Shqipëria, nga janari 2025, do të rrisë praninë e saj në misionin EUFOR-ALTHEA”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!