Një person është sulmuar fizikisht nga dy burra pranë Gjykatës Themelore në Pejë.
Rastin për Reporteri.net, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima veçse është dërguar në spital për trajtim, raporton gazeta online Reporteri net.
Njëherit, Gashi njoftoi se të dyshuarit janë arrestuar, pasi të dy kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 12:30 policia është njoftuar se në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë në rrugë është një rrahje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar viktimë e lënduar. I njëjti është dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak kohe i ka arrestuar dhe të njëjtit po intervistohen”, thuhet në përgjigjen e Gashit për gazeta online Reporteri.net.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.