E dashura e këngëtarit Liam Payne, Kate Cassidy, ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pas vdekjes së këngëtarit.
Në postimin e saj prekës, Kate ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër, teksa e ka përfunduar me një dedikim për Liam të cilin e ka quajtur engjëll, ku ndër të tjerë thotë se e ka dashur pa kushte dhe plotësisht, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka kërkuar privatësi në përballimin e kësaj dhimbje.
“Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe dashurinë që më është dërguar. Unë kam qenë në një humbje të plotë. Asgjë rreth ditëve të fundit nuk është ndjerë reale. Ju lutem të më jepni hapësirën për ta naviguar këtë privatisht. Liam, engjëlli im. Ti je gjithçka. Dua të dish se të kam dashur pa kushte dhe plotësisht. Do të vazhdoj të të dua për pjesën tjetër të jetës sime. Të dua Liam”, ka shkruar Kate.
Ndryshe, Liam Payne vdiq të mërkurën pasi dyshohet se ra nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte në Argjentinë. Bashkë me të në këtë udhëtim ishte edhe Kate, por që ajo ishte kthyer në Florida dy ditë para ngjarjes tragjike./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.