Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dje udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje, ai në margjinat e takimeve globale, tha se është me rëndësi që të dëgjohet zëri i Kosovës.
Ndër të tjera, Haradinaj shtoi se ‘jemi me fat si komb e shtet që kemi miq, sidomos ShBA-në’.
“Në margjinat e takimeve globale është me rëndësi që të dëgjohet zëri i Kosovës. Në Forumin Global 2024 të Universitetit të Çikagos, pata kënaqësinë të takoj fituesin e Çmimit Nobel në Ekonomi, Profesorin James Robinson, i cili po ashtu ishte në panelin e parë. Po ashtu, nder i veçantë që pas shumë vitesh të takoj profesoreshën, Dr. Sheila Kohanteb, drejtoreshë ekzekutive e Marrëdhënieve me Jashtë si dhe drejtoreshë Ekzekutive e Forumit me të cilën folëm për zhvillimet në Kosovë, si dhe të ritakoj profesorin, Edward J Jospeph”, shkroi ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.