×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në ShBA

    Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit

    Reporteri
    19 Tetor 2024 | 14:58

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare.

    Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se ‘secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë’.

    “Pata nderin të takoja diasporën tonë në Çikago. Secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë. Kjo lidhje e fortë me ta duhet të forcohet dhe të institucionalizohet”, shkroi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!