Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi u janë gjetur substanca narkotike.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 23:00 në Novobërdë.
“Gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 euro para të gatshme, 880 dinarë serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.