Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon fushatën sensibilizuese për procesin zgjedhor të 9 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë votimin në mënyrë që fletëvotimi i tyre të jetë i vlefshëm.
“Gjatë votimit duhet të tregoheni të kujdesshëm që vota e juaj të jetë e vlefshme. Pra, që vota juaj të jetë e vlefshme, votoni vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik”, thuhet ndër të tjera në këtë video-mesazh të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pra, me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndryshe nga procesi i kaluar, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.
Ndërkohë, për subjektet politike afati po ecën dhe ato i kanë edhe 54 ditë për të paraqitur aplikimin e tyre për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Afati i tyre për aplikim përfundon me 11 dhjetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.