Një 29 vjeçar humbi jetën në spital tre orë pasi u sulmua me levë në një lokal në Sllatinë të Dibrës.
Nuk ka vonuar dhe policia për këtë ngjarje arrestoi tre persona, vëllain e viktimës dhe dy vëllezër që dyshohet se vranë 29 vjeçarin.
Të gjithë personat kanë qenë duke pirë alkool në një lokal të fshatit.
Në debat e sipër u përfshinë në sherr mes tyre. I pari që ka qëlluar ka qenë vëllai i viktimës.
Ai plagosi me thikë njërin nga dy vëllezërit kundërshtar, M.H 24 vjeç.
Në këtë moment ata janë kundërpërgjigjur duke goditur me leva dhe hunj 29 vjeçarin, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.