×
  • Lajme
  • Lajme / SHBA

    Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale

    Reporteri
    19 Tetor 2024 | 18:04

    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me përfaqësues të Google, Amazon.

    Osmani ka thënë se synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale.

    “Bashkëpunimi ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimi digjital ishin në qendër të diskutimeve në takime me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe Amazon.

    Diskutuam për perspektivën ekonomike të vendit tonë dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit të vazhdueshëm. Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale”, ka shkruar Osmani. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!