×
  • Lajme
  • Lajme / SHBA

    Haradinaj takohet me Latimer: Mirënjohës përjetë Amerikës për secilën etapë të historisë sonë

    Reporteri
    19 Tetor 2024 | 23:33

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në SHBA, është takuar me kryetarin e Qarkut Westchester, George Latimer.

    Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se e falënderoi Latimer për mbështetjen dhe angazhimin e tij, në përkrahje të Republikës së Kosovës.

    “Takim i shkëlqyer me z. George Latimer, Kryetar i Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan. Me këtë rast e falënderova për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës”.

    Tutje, i pari i AAK’së thotë se në bashkëbisedim me Latimer i argumentoi atij për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO.

    “Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve, përderisa marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë”, shkroi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!