×
  • Lajme
  • Lajme / 20 tetor

    Sot mot me diell dhe vranësira të herëpashershme

    Reporteri
    20 Tetor 2024 | 8:01

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi parashihet mjaft i freskët dhe vende-vende mund të ketë mjegull e cila do të zhduket paradite. Temperaturat do të shënojnë ulje krejtësisht të lehta dhe ajo maksimale pritet deri në 19 gradë Celsius.

    Në Shqipëri dhe tërë rajonin sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë me mjegull nëpër disa nga luginat e rajonit, ndërsa dita stabile dhe relativisht e ngrohtë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Pa ndonjë ndryshim edhe ditëve të ardhshme. Do të vazhdojnë alternimet mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Temperaturat përsëri do të shënojnë rritje të lehta, ndërsa reshjet do të jenë krejtësisht të pakta dhe të rralla./MeteoBallkan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!