Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë serbë për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Në Zernosek të Leposaviqit të dielën rreth orës 17:30, policia ka ndaluar një mashkull serb që dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. Rastin e ka marrë në shqyrtim prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në fshatin Bubë të Zubin Potokut, rreth orës 19:30, janë ndaluar një veturë dhe një kamion me një mashkull dhe dy femra serbe që gjithashtu kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të kalojë në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër ka ndodhur në Bello Bërdo në Leposaviq, ku një mashkull kosovar është arrestuar për kalim ilegal të kufirit.
Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.