×
  • Lajme
  • Lajme / Shqetësuesë

    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës në 24 orët e fundit

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 9:25

    Katër raste të dhunës janë shënuar në familje në rajonin e Prishtinës në 24 orët e fundit. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në Lipjan një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar me mjet të fortë dy burra tjerë.

    “Lipjan 20.10.2024-10:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    Në Obiliq një grua e ka sulmuar një tjetër.

    “Obiliq 20.10.2024-15:56. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë, ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

    Një burrë në Prishtinë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar një grua. Ai është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 18.10.2024-01:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me datë 21.10.2024 i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

    Po ashtu një grua ka raportuar se ka dhunë psikike dhe është kërcënuar nga një burrë.

    “Prishtinë 20.10.2024-17:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psiqike dhe është kërcënuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!