×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia

    Vdes një 33-vjeçar nga një aksident mes veturës e kamionetës në rrugën e Kamenicës

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 10:46

    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamionete në rrugën Kamenicës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Rastin për Reporteri.net, e konfirmoi zëdhënësi i Policsë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëher kanë dalë në vendë të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë . Prokuroei i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njejti ka dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Hashanit për gazetën online Reporteri.net.

    Po ashtu, Hashani bëri të ditur se Policia e Kosovës dhe njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri tek ky aksident.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!