Janë publikuar pamje të reja nga momenti kur ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë në Tiranë.
Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur policë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me forcat speciale të policisë e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Pamjet e reja të publikuara nga Reporteri.net tregojnë Metën që refuzon të dalë nga vetura, ndërsa forcat e policisë e tërheqin jashtë me forcë.
Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).
Pritet që ai të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.