×
  • Lajme
  • Lajme

    Besian Mustafa: LDK’ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku është kryeministër

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 19:50
    Deputeti i LDK'së, Besian Mustafa

    Zëdhënësi i LDK-së, deputeti Besian Mustafa, ka folur lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit dhe koalicionet e mundshme. 

    Mustafa është shprehur se LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, është kryeministër, shkruan Reporteri.net.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku, pra kryetari i LDK-së do të jetë dhe udhëheqës, pra kryeministër i asaj qeverie”, është shprehur Mustafa.

    Është deklaruar edhe për seancat e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

    “Nëse mazhoranca ka vendosur që t’i ikë përgjegjësisë së saj kushtetuese, demokratike, politike të përfaqësimit të qytetarëve në parlamentin e Kosovës, do të vazhdojmë duke thirrur seanca të jashtëzakonshme, për të debatuar ose diskutuar tema të caktuara”, ka thënë tutje Mustafa në “DPT te Fidani”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!