×
  • Lajme
  • Lajme / Raportet me ShBA'në

    O’Brien do më shumë koordinim: Herë pas here kemi mospajtime me Qeverinë e Kosovës, por kjo ndodh mes miqve

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 20:53

    Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, i ka dërguar porosi të qartë Qeverisë së Kosovës që të ketë më shumë koordinim para se të ndërmerren veprime që mund të prekin trupat e NATO’s në KFOR.

    O’Brien e ka pranuar se herë pas herë kanë mospajtime me Qeverinë e Kosovës, duke shtuar se “kjo ndodh mes miqve”, shkruan Reporteri.net.

    “Herë pas here kemi mospajtime por kjo ndodh mes miqve. Mospajtimet kanë të bëjnë meqë duam të ketë më shumë kooordinim kur ndërmerren veprime, vecanarisht ato veprime që mund të përfshijnë trupat e NATO’s në KFOR apo në veri dhe gjithashtu dëshirojmë që të shohim më shumë diskutime për t’u biseduar më shumë para se të nderrmerret ndonjë veprim. Prandaj dëshiroj të shoh dicka të tillë më shumë s”, ka deklaruar O’Brien në Kanal 10.

    Ai ka ndarë edhe detaje nga diskutimi i sotëm mbi 2 orë e gjysmë që pati me Kryeministrin Albin Kurti.

    “Porosia e sotme ishte pak a shumë brenda atyre dyçështjeve që diskutuam. Që të përgatiten për rritjen ekeonomike dhe të ardhshmen dhe që të sigurohen të gjithë qytetarët e Kosovës se si mund të jetojnë këtu duke ju respektuar identitieti dhe që komunitetet të funksionojnë”.

    Lidhur me qasjen në dialog, O’Brien ka thënë se gjithçka po zgjat më shumë se që duan.

    “Gjithcka po zgjat më shumë se që duam. Është një mundësi historike për këtë rajon. Ky intensitet i përtërirë i interesimit të BE’së për të integruar vendet e rajonit dhe kjo është përmes Planit të Rritjes dhe procesit për anëtarësim në BE dhe  në këto procese ka mundësi për të dy vendet që të kenë mundësi të paimagjinueshme”, ka thënë O’Brien.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!