×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Aksident me fatalitet ndërmjet një kamioni e dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 20:48

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte më autostradën “Ibragim Rugova”.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Ai nuk ka dhënë detaje për numrin e viktimave, por ka treguar se në aksident janë përfshirë kamionë dhe dy automjete, njëra me traga të huaja, tjetra vendore.

    “Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 ne autostradën ‘Dr.Ibrahim Rugova’ Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.”, ka thënë Hoxha.

    Ai ka treguar se në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera.

    “Policia është duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë. Për detaje tjera do te njoftoheni nga kompetentet pas raportimeve shtesë.”, tha Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!