×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita denoncon një aferë të madhe korruptive të pushtetit të LDK-së në Fushë Kosovë

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 20:57

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka denoncuar  qeverisjen e LDK-së në Fushë Kosovë, që udhëhiqet nga Burim Berisha për një keqpërdorim, lidhur me projektin e rrugës që lidh parkun e pishave në Sllatinë me Bardhin dhe Grabovcin.

    Sipas tyre kjo rrugë lidhëse, ndryshe duket në projekt dhe ndryshe po punohet.

    “Rruga që lidh parkun e pishave në Sllatinë me Bardhin dhe Grabovcin ndryshe është në projekt dhe ndryshe po punohet. Shtrohet pyetja: Pse ky projekt kaq i bukur dhe shumë i qëlluar, në teren është krejtësisht ndryshe?”.

    AAK kërkon që më këtë çështje të merret auditori, pasi sipas tyre ka të bëjë me keqpërdorim.

    “Edhe paramasa i parasheh tri korsi , mos të flasim për zhavorin që do duhej të jetë 85 cm trashësia ndërsa në teren është 35 cm. Ndryshimet e këtij projekti të japin mundësi të mendosh që ka keqëpërdorim, andaj, kërkojmë nga Auditori i Brendshëm që të merret me këtë rast sipas përgjegjësive që ka!”.

    Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

    Çka po ndodh me këtë projekt?

    Rruga që lidh parkun e pishave në Sllatinë me Bardhin dhe Grabovcin ndryshe është në projekt dhe ndryshe po punohet.

    Shtrohet pyetja: Pse ky projekt kaq i bukur dhe shumë i qëlluar, në teren është krejtësisht ndryshe?

    Edhe paramasa i parasheh tri korsi , mos të flasim për zhavorin që do duhej të jetë 85 cm trashësia ndërsa në teren është 35 cm. Ndryshimet e këtij projekti të japin mundësi të mendosh që ka keqëpërdorim, andaj, kërkojmë nga Auditori i Mbrendshëm që të merret me këtë rast sipas përgjegjësive që ka!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!