×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Haradinaj pritet në Pentagon, publikohen pamjet

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 22:06

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në Pentagon, gjatë vizitës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë ka njoftuar Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, i cili po e shoqëron në këtë vizitë.

    “Nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!