“Lëvizja e Deçanit” ka shënuar të dielën një vjetorin e themelimit, me një tubim festiv.
Në shënimin e një vjetorit të kësaj lëvizjeje ka marrë pjesë edhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi.
Ai tha me këtë rast se “Lëvizja e Deçanit” ishte nevojë e kohës.
“Secili që e ndjen veten shqiptar, duhet, edhe nëse nuk i bashkohet formalisht, duhet ta ndjejë mesazhin e saj, sepse këtu po luftohet për të ardhmen e këtij shteti. Ose do ta ruajmë atë që e kemi fituar, nëse nuk duam ta ruajmë e humbim. Nuk kemi me humb sepse nuk kemi atdhe tjetër, as kontinent tjetër”, tha Latifi.
Në tetor të vitit 2023 në Komunën e Deçanit, një grup personash ishin mbledhur në një ndërtesë e nga aty dhanë lajmin se kanë themeluar një lëvizje me motive për shqiptarizmin.