×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 7:14

    ​Ngjarjet e datës 22 tetor:

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

    Këshilli i Evropës mban ceremoninë e projektit “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave”. I pranishëm kryeministri Albin Kurti. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 9:30)

    Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), organizon takimin e dytë të Forumit për komunitetet joshumicë në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) bën publikimin “Analiza gjithëpërfshirëse mbi përsëritjen dhe nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve të dalura nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për 12 komuna të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:15)

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi, do të bëjnë inspektimin e punimeve në tunelin e Kurrizit. (Ora 11:00)

    YIHR KS publikon raportin “Qëndrimet e të rinjve ndaj luftës dhe krimeve të luftës në Kosovë,” realizuar në bashkëpunim me Prof. Dr. Bekim Baliqi. (Hotel “Sirius”, ora 14:00)

    Komuna e Prishtinës përuron rrugën “Nekibe Kelmendi”. (Lagjja Veternik, ora, 14:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!