Pesë persona janë gjetur të vdekur pas të shtënave me armë në një shtëpie në juglindje të Seattle të hënën në mëngjes.
Për këtë rast policia ka njoftuar se ka arrestuar një adoleshent.
Zëdhënësi i Zyrës së Sherifit të King County, Mike Mellis tha se disa banorë lajmëruan policinë për rastin.
Ai tha se në mesin e viktimave tre ishin të mitur dhe dy të moshës madhore.
“Pasi u zbuluan trupat, ne e kuptojmë qartë se kjo është një skenë krimi jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha ai, raporton AP.
Mellis tha se të shtënat duket se përfshinin anëtarë të një familjeje, por shtoi se ata ende nuk e dinin se si kishin lidhje. Ai gjithashtu tha se nuk kishte asnjë kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.