×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Pyetet për rolin në luftë, Fadil Geci: Unë i kam raportuar vetëm një njeriu

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 10:55

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci, i cili po dëshmon sot në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, ka thënë se ai i ka raportuar në luftë vetëm Ahmet Krasniqit, ish-ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e ekzilit.

    Geci ka thënë se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së, por jo i LPK-së.

    “Unë kam qenë pjesë e UÇK-së por jo e LPK-së”, ka thënë Geci.

    Tutje, ai ka thënë se gjatë luftës i ka raportuar drejtpërdrejt ish-ministrit të qeverisë në ekzil, Ahmet Krasniqit.

    “Unë i kam raportuar drejtpërdrejt kolonelit, ministrit të Mbrojtjes, z. Ahmet Krasniqi. Ajo ka qenë komanda kryesore e jona. Komandant ka qenë Ibrahim Rugova. Ajo ka qenë komanda e zgjedhur me ligj”, ka thënë ai.

    Disa nga përgjigjet e Gecit, i kanë shkaktuar të qeshura Hashim Thaçi.

    Geci në disa raste kërkonte që t’i përsëriteshin pyetjet, me arsyetimin se nuk e kishte kuptuar.

    Atij i është tërhequr vëmendja disa herë nga ana e gjykatësit duke kërkuar nga ai që në  pyetje të caktuara të përgjigjet me po ose jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!