Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dhënë detaje nga takimi i Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me kryeministrin Albin Kurti, për të cilin ka thënë se ka pasur biseda të rëndësishme.
Derisa ka ndarë disa fotografi në “X”, Hovenier ka shkruar se gjatë takimit kanë folur edhe për rritjen e paqes dhe prosperitetit, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Faleminderit Ndihmës Sekretarit Amerikan, O’Brien, për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, thuhet në postimin e plotë të Hovenierit.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, të hënën ishte për vizitë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, O’Brien u prit në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
O’Brien tha të hënën se pret nga Kosova që ta dërgojë projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksoi se ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër të pushtetit.
/Reporteri.net/.
Thanks to @StateEUR Assistant Secretary O’Brien for his visit to Kosovo. Had important conversations with Government leaders on partnering with us to enhance peace and prosperity, ensure that all citizens of Kosovo live in conditions of dignity and security, and advance Kosovo on… pic.twitter.com/5xwhbvkunF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 22, 2024