Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar përfundimin e konfliktit në Jemen duke cituar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.
Siç shkruan RT, Putin këto deklarata i bëri në kryeqytetin turk Ankara, në një konferencë, ku ndodhej edhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti iranian Hassan Rouhani, transmeton Reporteri.net.
Putin citoi një varg nga Sureja Al-Imran.
“Kujtoni të mirën që ua bëri Allahu juve – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezër, sipas dëshirës së Tij’, citohet të ketë thënë Putin.
Kjo bëri që presidenti Erdogan dhe Hassan Rouhani të buzëqeshin në shenjë aporvimi. /Reporteri.net