Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi nga Ministia, bëhet e ditur se Murati do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtare, të cilat mbahen në Washington.
“Ministri Murati udhëton për në SHBA, merr pjesë në takimet vjetore të BB-së dhe FMN-së. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC. Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota”, thuhet në njoftimin e plotë të Ministrisë.
Njëherit, kanë bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Washington, Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.