×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 13:51

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një postimi në “X”, Gërvalla ka shkruar se gjatë takimit me Berset, kanë diskutuar mbi arritjet e Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

    “Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, ka shkruar Gërvalla.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!