×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet mësuesi në Cërrik të Shqipërisë, ngacmoi seksualisht nxënësen 15 vjeç

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 15:13

    Një mësues është arrestuar nga policia në Cërrik, pasi është denoncuar nga një prej nxënëseve të tij.

    Sipas uniformave blu, vajza 15-vjeçare i ka komunikuar psikologes së shkollës se për një periudhë një mujore, 48-vjeçari me profesion mësues e ka ngacmuar seksualisht, raporton A2.

    E mitura ka rrëfyer se ngacmimet kanë ndodhur gjatë kohës që udhëtonin së bashku me autobusin e shkollës, shkruan A2.

    “Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K. J., 48 vjeç”, njofton policia.

    Policia sakaq po vijon kryerjen e veprimeve hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!