Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me pronarin e Kompanisë “Bayraktar”, Haluk Bayraktar, kompani prej së cilës Kosova bleu dronët e famshëm.
Maqedonci ka thënë se nga Bayraktar është njoftuar për inovacionet e kësaj komapnie në fushën e fluturakeve pa pilot si dhe sistemeve tjera për përdorim ushtarak dhe civil dhe se u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit, shkruan Reporteri.net.
“U dakorduam për vazhdim të bashkëpunimit dhe eksplorim të mundësive të reja në interes të përbashkët. Me Kompaninë Baykar, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur bashkëpunim strategjik dhe operacional që po mundëson fuqizimin e kapaciteteve luftarake”, ka shkruar Maqedonci.