Policia e Kosovës ka arrestuar një 35 vjeçar që kërkohej si i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate.
F.C është i dyshuari i tretë I arrestuar për këto vjedhje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Policia ka bërë të ditur se në kërkim është edhe një I dyshuar tjetër.
“Sot nga zyrtarët policor të stacionit Veriu në Prishtinë , është arrestuar një person dyshuar i cili ishte në kërkim për disa vjedhje të rënda . – F.C. mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është i arrestuari i tretë për këto raste, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të katërt A.M, mashkull, i cili dyshohet të jetë pjesë e këtij grupi.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rastet kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë një grup prej katër personave të dyshuar.
“Personi i arrestuar pas intervistimit nga hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.”, ka njoftuar Policia.