×
  • Lajme
  • Lajme / 13 lote

    Komuna e Prishtinës jep tender rreth 2 milionë euro për mirëmbajtje të rrugëve dhe trotuareve në dimër, dy konsorciume fitojnë nga dy lote

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 19:50

    Komuna e Prishtinës ka dhënë një tender në vlerë rreth 2 milionë euro për mirëmbajtjen  e rrugëve dhe trotuareve gjatë stinës së dimrit. Ky tender është i ndarë në 13 Lote. Kontratat tashmë janë nënshkruar, shkruan Reporteri.net.

    Përmes këtyre kontratave parashihet mirëmbajtja dimërore e rrugëve dhe trotuareve, si heqja e borës, fshirja e mbeturinave dhe larja sipas kushteve.

    Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 2 milionë e 450 mijë euro, derisa kohëzgjatja e saj është për 24 muaj.

    Loti 1 i këtij tenderi i është dhënë kompanisë “Dardania SH.P.K’. Vlera e përgjithshme e kontratës është 192 mijë e 169 euro.

    Kontratë në shumë më të vogël është dhënë për Lotin 2, që i është dhënë kompanisë “V.Z. Company” Sh.P.K. Vlera e kontratës është 186 mijë e 530 euro.

    Për Lotin 3, me kontratë është shpërblyer kompania “EL-BAU SH.P.K”, vlera e së cilës është 181 mijë e 768 euro.

    Kontratën për Lotin 4 e ka fituar kompania “Toifor Sh.p.k”, në vlerë prej 188 mijë e 122 euro.

    Një kontratë në shumë të përafërt është dhënë edhe për Lotin 5. Këtë kontratë e ka fituar grupi i kompanive “NITI-N SH.P.K”; “MILENIUM KONSTRUCTION SH.P.K”, në vlerë prej 186 mijë e 808 euro.

    Grup i operatorëve ekonomik e ka fituar edhe Lotin 6. Vlera e kontratës për këtë Lot është 178 mijë e 874 euro dhe i është dhënë “Zahiri SH.P.K dhe Kanalprofis Group SH.P.K”.

    Punët për Lotin 8 i janë besuar konsorciumit “ANUAR SH.P.K dhe Efa Dienstleistung GmbH – Dega në Kosovë”. Kontrata për këtë lot është në vlerë prej 178 mijë e 184 euro.

    Për Lotin 9, kontrata i është dhënë konsorciumit “ECO CLEAN&ENERGY; IBRAHIM KURREMELI B.I; EUROFAMIS SH.A”, në vlerë prej 129 mijë e 617 euro.

    Kontrata në vlerë prej 97 mijë e 246 euro është dhënë për Lotin 10, me të cilën është shpërblyer grupi i kompanive “VIA EGNATIA SH.P.K; VJV GROUP L.L.C; Rahovica Comerce SH.P.K; INFRASTRUKTURA SHPK Dega në Kosovë”.

    Për Lotin 11, punimet do t’i kryejnë grupi i kompanive “AVAG GROUP SH.P.K; EING COM SH.P.K”. Vlera e përgjithshme e kontratës është 125 mijë e 881 euro.

    Loti 12 i është besuar konsorciumit që ka fituar kontratën edhe për Lotin 10 “VIA EGNATIA SH.P.K; VJV GROUP L.L.C; Rahovica Comerce SH.P.K; INFRASTRUKTURA SHPK Dega në Kosovë”. Për këtë lot, vlera e kontratës është 86 mijë e 105 euro.

    Kontrata për Lotin 13 i është grupit të kompanive “TSR SH.P.K; IKD KONSTRUKSION SH.P.K”, në vlerë prej 140 mijë e 904 euro.

    Ndërkohë, për Lotin e 14’të, me kontratë është shpërblyer kompania që e ka fituar edhe Lotin 8, “ANUAR SH.P.K: Efa Dienstleistung GmbH – Dega në Kosovë”. Vlera e përgjithshme e kontratës është 110 mijë e 939 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!