×
  • Lajme
  • Lajme

    Burim Ramadani e zë ngushtë zëvendësministrin Gashani, ai e pranon se motra i është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 10:34

    Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në emisionin “Pressing”, e ka pyetur zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashanin, nëse ndonjë familjar i tij është i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci, i pranishëm në studio.

    Megjithatë pas pyetjes së Ramadanit, ministri Peci ka thënë që s’ka dijeni lidhur me këtë çështje, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Ju jeni shokë, a e keni të punësuar ndonjë familjar të Gashanit”, ka qenë pyetja e Ramadanit.

    Pas insistimit të Ramadanit, Gashani e ka pohuar duke thënë se ka qenë projekt i vitit 2022.

    “Po, ka ndodhur vitin 2022, motra ime ka hyrë në projekt, jo direkt. Por, me projekt. Nuk është duke shkuar motra fsheft në punë”, është përgjigjur Gashani.

    Tutje, Ramadani ka thënë se motra e Gashanit tashmë është pjesë e administratës.

    “Tash është zyrtare e arkivës, a është pranu. Tash është në administratë”, ka thënë Ramadani.

    Njëherit, Peci ka pyetur Ramadanin që të tregoj cili kriter i konkursit publik është shkelur në punësimin e motrës së Gashanit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!