Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, njoftoi se janë në proces të blerjes së objekteve të ambasadave në pesë shtete tjera, raporton gazeta online Reporteri.net.
Derisa ka përmendur se gjatë ditës së djeshme është përuruar objekti i ri i Konsulatës së Kosovës në Strasburg të Francës, Kurti tha se pas blerjes së objektit të ambasadave në ShBA, Angli, Kroaci e Senegal, tashmë objekte do të blihen edhe në Itali, Turqi, Gjermani dhe Kanada.
“Dje përuruam objektin e ri të Konsulatës tonë në Strasburg që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikës së Kosovës. Po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik. Pas blerjes së objektit të ambasadave në ShBA, Angli, Kroaci, Senegal e tash në Strasburg, në proces të blerjes janë edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Gjermani dhe Kanada”, deklaroi Kurti në mbledhje.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.