×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi pas daljes nga gjykata: Më shqetëson prezenca me Metën në seancë

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 11:23

    Pas daljes nga ambientet e gjyaktës, Monika Kryemadhi dha një prononcim për mediat.

    Ajo u shpreh se u shqetësua nga prezenca e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Metës në të njëjtën seancë më të, ndërsa e quajti këtë si një provokim.

    “Ka një problem që duhet ta kuptoni. Unë kam deklaruar çdo gjë. Ky është një gjyq publik. Po ju them sërish Edi Rama a e ka deklaruar se kush e ka paguar operacionin dhe kurimin e djalit të tij në Amerikë? Botoks kam bërë sa të doni, operacion plastik jo. Për problemet e mia personale nuk flas fare. Pretendimet që ngrenë, kompanitë që kemi punuar janë ndërkombëtare. Në telefon janë edhe mesazhe për miellin. Është mielli i Serbisë që erdhi dhe u mbyllën fabrikat e miellit shqiptar”, u shpreh deputetja, shkruan TopChannel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!