×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia

    Katër persona të lënduar e 13 të arrestuar nga një perleshje me armë në Prishtinë

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 12:46

    Katër persona janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë në Prishtinë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Rastin për Reporteri.net, e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se njëri nga të lënduarit dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit, kurse tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes me mjete të forta.

    Njëherit, Ahmeti njoftoi se 13 persona janë identifikuar dhe arrestuar, derisa rasti po cilësohet si “vrasje në tentativë”.

    “Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në majtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për gazetën online Reporteri.net.

    Po ashtu, ajo tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!