×
  • Lajme
  • Lajme / Panairi Agri-Rinew

    Rohde: Bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 13:10

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i kënaqur që iu bashkua ministrit Faton Peci, në panairin Agri-Rinew 2024 në Prishtinë.

    Përmes një postimi në platformën “X”, Rohde ka thënë se ndihet i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë, që është vendosr të nxisë inovacionin dhe rritjen rurale, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës. Jam i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë që është vendosur të nxisë inovacionin dhe rritjen rurale! Së bashku për një të ardhme të qëndrueshme”, thuhet në postimin e plotë të Rohdes.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!