Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar hungarezët në Ditën Kombëtare të tyre, raporton gazeta online Reporteri.net.
Pëmes një postimi në “X”, Kurti ka shkruar se në këtë ditë hungarezët nderojnë luftën e guximshme të popullit, ku shumë prej të cilëve kanë sakrifikuar jetën e tyre në vitin 1956.
Me c’rast, kryeministri ka thënë se Kosova qëndron përkrah popullit hungarez në këtë ditë kyçe.
“Gëzuar Ditën Kombëtare të gjithë hungarezëve që sot nderojnë luftën e guximshme të popullit, shumë prej të cilëve sakrifikuan jetën e tyre në vjeshtën e vitit 1956, duke protestuar kundër terrorit dhe shtypjes sovjetike në atë që u bë fillimi i Revolucionit Hungarez. Kosova qëndron përkrah popullit hungarez në këtë ditë kyçe, e cila mbetet simbol i fuqishëm i luftës për sovranitet dhe vullnetin e popullit për liri”, thuhet në postimin e plotë të Kurtit.
/Reporteri.net/.
Happy National Day to all Hungarians who today honor the brave fight of the people, many of whom sacrificed their lives in the autumn of 1956, protesting Soviet terror and oppression in what became the beginning of the Hungarian Revolution. Kosova stands with the Hungarian people…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 23, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.