Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka mirëpritur në takim prokuroren e specializuar, Kimberly West, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në “X”, Orav thotë se gjatë takimit me West, ka theskuar rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimine përgjegjësisë për krimet e rënda, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Mirëprita të hënën prokuroren e specializuar Kimblery West, e cila vizitoi Kosovën. Theksova rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda dhe se Bashkimi Evropian në Kosovë në koordinim me EULEX-in do të vazhdojnë të mbështesin mandatin e saj”, thuhet në postimin e plotë të Orav.
West erdhi në Kosovë bashkë me zëvendësin e saj, Ward Ferdinandusse.
/Reporteri.net/.
I welcomed on Monday Specialist Prosecutor Kimberly West, who visited #Kosovo.
I highlighted the important role of her Office in ensuring accountability for serious crimes and emphasized that @EUKosovo, in coordination with @EULEXKosovo, will continue to support its mandate. pic.twitter.com/GrJVbB4gns
— Aivo Orav (@AivoOrav) October 23, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.